Geci: Do të luftojmë deri në fund

Futboll

Geci: Do të luftojmë deri në fund

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:51
Geci

Ndihmës-trajneri i Drenicës, Sami Geci ka folur pas humbjes nga Trepça ’89 duke insistuar se ekipi nga Skenderaj nuk do të dorëzohet në luftën për mbijetesë.

Drenica u mposht në shtëpi me rezultat të ngushtë 2:1 nga 89-shi, humbje e cila e riktheu në pozitën e fundit në tabelë.

Megjithatë, kjo humbje nuk dekurajon drenicasit, pasi synojnë të luftojnë deri në fund për mbijetesë.

Geci e pranoi se përkundër se kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme, ai uroi kundërshtarët për fitoren e arritur.

“Ne e filluam mirë ndeshjen dhe shënuam të parët gol, por pastaj nuk arritëm ta mbajmë ritmin dhe erdhën dy golat e Trepçës ’89, të cilët na vunë në presion të madh, gjë që edhe ndikoi në humbje”, ka thënë fillimisht Geci pas ndeshjes.

“Sigurisht, se këto pikë do të ishin të rëndësishme për ne, por ne do të vazhdojmë luftën deri në fund pasi ka ende ndeshje”, përfundoi trajneri drenicas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat