UEFA-s i kërkohet ta përjashtojë kundërshtarin e Kosovës, Bjellorusinë, mbi 100 nënshkrime

Futboll

UEFA-s i kërkohet ta përjashtojë kundërshtarin e Kosovës, Bjellorusinë, mbi 100 nënshkrime

Më: 15 mars 2023 Në ora: 15:52
Pamje nga një ndeshje e Bjellorusisë

Më shumë se 100 deputetë të Parlamentit Evropian kanë firmosur një letër, të cilën ia kanë dërguar presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit, Aleksander Çeferin, duke i kërkuar që kombëtarja e Bjellorusisë, të përjashtohet nga garat eliminatore të Evropianit 2024 në Gjermani.

Sipas ligjvënësve evropianë, pjesëmarrja në garat e UEFA-s e kombëtares bjelloruse, do të përdoret më vonë nga Lukashenko për propaganda.

Deputetët pohuan se lejimi i pjesëmarrjes së Bjellorusisë në këto gara është ofendim i viktimave të agresionit rus në Ukrainë, por edhe për shumë luftëtarë të të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

Ndalimi eventual i pjesëmarrjes së Bjellorusisë në eliminatoret për EURO 2024, do të kishte efekt edhe te kombëtarja e Kosovës, e cila gjendet në të njëjtin grup të kualifikimeve me Zvicrën Rumaninë, Izraelinë dhe Andorën.

Për shkak të pamundësisë që të zhvillojë ndeshje në fushën e vet, Bjellorusia ka zgjedhur që disa ndeshje kualifikuese t’i zhvillojë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat