Tebas thumbon Barcelonën

Futboll

Tebas thumbon Barcelonën

Më: 15 mars 2023 Në ora: 20:54
Tebas

Havier Tebas nuk ka një simpati të madhe për Florentino Perezin dhe idenë e tij të Superligës, por ndërkohë për Barcelonën duket se mospëlqimi i tij, për të mos thënë ndonjë term tjetër, sa vjen e shtohet.

Numri një i La Ligas, në daljen e tij të fundit, ka habitur me fjalët e tij, të cilat nuk do t’i kenë pëlqyer aspak popullit katalanas:

“Derisa matematika ta lejojë, Reali është në lojë për titullin kampion.

Madje, personalisht shpresoj në një fitore të Realit për të rihapur kampionatin dhe që të rindezim sërish konkurrencën”.

Ndërkohë, lidhur me yllin e ardhshëm të La Ligas, ai e ka një preferencë.

“Një gjë është nëse dua ta shoh Mbapenë te Reali dhe një gjë tjetër është që ta kem francezin si pjesë të La Ligas.

Gjithsesi, do të më pëlqente ta kisha në kampionatin tonë dhe pse jo në radhët e Realit, pasi e shoh si skuadrën që i përshtatet më shumë.

Madje, i lumtur që skuadra e tij, PSG-ja, pavarësisht të gjitha kurtheve me ‘fair play’-in financiar e kuptoi se nuk mjaftojnë paratë për të fituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat