Bellingham “senzacioni”

Futboll

Bellingham “senzacioni”

Më: 16 mars 2023 Në ora: 17:28
Bellingham

Vetëm 19-vjeçar dhe Jude Bellingham është kthyer në një lider të vërtetë në mesfushë.

Performancat e tij me Borussia Dortmund, por edhe me Kombëtaren e “3 luanëve” kanë habitur jo pak futbolldashësit, por edhe drejtuesit e klubeve më elitare të Evropës.

Deri më tani në garë për shërbimet e anglezit janë Manchester City, Real Madrid dhe Liverpool, mirëpo sipas prestigjiozes angleze “The Telegraph”, tashmë për afrimin e 19-vjeçarit po interesohen dhe “djajtë e kuq” të Manchester United, të cilët kanë shumë nevojë për një transferi të nivelit të Bellingham në mesfushë.

Nga ana tjetër, problem janë paratë. Klubi “verdhezi” kërkon të paktën 125 milionë euro, shifër kjo e cila do të thyente çdo rekord transferimi në Kampionatin anglez të futboll, duke kaluar blerjen e argjentinasit Enzo Fernandez nga Chelsea për 121 milionë euro në merkaton e dimrit, si dhe do të kthehej në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Kombëtares angleze duke kaluar 107 milionë eurot e shpenzuara nga Manchester City për Jack Grealis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat