Ish-futbollisti i Juventusit, Interit e Chelseat, ka disa fjalë për Kosovën

Futboll

Ish-futbollisti i Juventusit, Interit e Chelseat, ka disa fjalë për Kosovën

Më: 16 mars 2023 Në ora: 20:19
Adrian Mutu

Ish-futbollisti i njohur rumun, Adrian Mutu ka folur për gjasat e vendit të tij për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në fund të muajit do të nisin eliminatoret, teksa Rumania është në grup të njëjtë me Kosovën.

Mutu u shpreh se Kosova ka ekip të vlefshëm.

"Jemi në të njëjtin nivel me Izraelin dhe Kosovën. 

Nuk mendoj se jemi favoritë. 

Kosova ka një skuadër të vlefshme, e shohim se ku luajnë futbollistët e saj në Evropë.

 Izraeli, zakonisht, ne ishim mbi ta dhe mendoj se jemi edhe tani” , ka thënë Adrian Mutu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat