Asani feston kthimin në Shqipëri për të veshur fanellën kuqezi

Futboll

Asani feston kthimin në Shqipëri për të veshur fanellën kuqezi

Më: 17 mars 2023 Në ora: 12:49
Jasir Asani

Sulmuesi Jasir Asani i cili aktualisht aktivizohet në Korenë e Jugut me Guangju FC, pas shumë vitesh në të cilat priste një ftesë që nuk i erdhi nga trajnerët paraardhës, më në fund e mori një të tilë nga tekniku i ri i kuqezinjve, i cili duket se do të bëjë ndryshime të mëdha në radhët e skuadrës.

Ish-futbollisti i Partizanit e ka pritur me shumë entuziazëm këtë ftesë, për të cilën më parë kishte refuzuar disa herë edhe thirrjet nga Maqedonia e Veriut.

“Ëndërr e bërë realitet.

Faleminderit Zot që po më jep mundësi të vesh fanellën e Kombit tim”, shkruante Asani në rrjete sociale pasi u bë publike lista dhe grumbullimi i tij i parë me fanellën kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat