Zanetti: Benfica ekip i fortë, Interi luan për të shkuar në gjysmëfinale

Futboll

Zanetti: Benfica ekip i fortë, Interi luan për të shkuar në gjysmëfinale

Më: 17 mars 2023 Në ora: 13:26
Zanetti

Pak më parë në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Champions League i cili ka bërë të njohur sfidat çerekfinale.

Një short disi i favorshëm për Interin duke shmangur ekipet e mëdha dhe përballë gjenë përsëri një klub portugez, atë të Benfiicas. Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i Interit, ka folur në lidhje me këtë përballje.

“Është një short i rëndësishëm, Benfica ka treguar se është në lartësinë e detyrës, është një ekip i fortë.

Por çdo kundërshtar me të cilin përballesh në këtë pikë është i vështirë.

Duke pasur parasysh shortin, italianët kanë të gjitha shanset. Le të shpresojmë se do t’ia dalim.

Shpresojm të bëjmë sa më mirë në këto dy ndeshje dhe të shkojmë në fazën tjetër”, është shprehur legjenda e Interit, Javier Zanetti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat