Asani: Jam shumë i lumtur, të tjerë do të vijnë

Futboll

Asani: Jam shumë i lumtur, të tjerë do të vijnë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:23
Jasir Asani

Sulmuesi Jasir Asani dhuroi spektakël mbrëmjen e djeshme në Korenë e Jugut me ekipin e Guangjusë.Asani ishte protagonisti absolut në fitoren e sotme 5-0 përballë Inceon Junajtid teksa shënoi tregolësh personal.

Ai shënoi gol në minutën e 9′ ndërsa në pjesën e dytë e vulosi me dy gola në minutat 69’ dhe 72’.

Në këtë mënyrë ai përshëndeti Silvinjon dhe Kombëtaren shqiptare pas ftesës së parë të tij për të veshur fanellën kuqezi.

Ditën e sotme Jasiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ai shprehet tepër i lumtur për 3 golat teksa tha që të tjerë do të vijnë.

“Hat-Trick i parë për Guangju. Jam shumë i lumtur për golat dhe 3 Pikët. Të tjera do të vijnë  “, shkruan Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat