Trajnerët me mesatare më të lartë në Bundesligë

Futboll

Trajnerët me mesatare më të lartë në Bundesligë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:38
Nagelsman

Trajnerët me mesatare më të lartë në Bundesligë!

Dita e enjte rezultoi e fundit për Julian Nagelsmanin në krye të Bajernit, e për pasojë u ka dhënë rrugë të lirë ekspertëve për të kryer kalkulimet mbi bazë statistikash se ku shkon puna e 35-vjeçarit në krahasim me paraardhësit në këtë profil.

Juliani qëndroi në stolin e bavarezëve përgjatë 59 ndeshjesh në Bundesligë, e përkthyer me mesataren 2.19 pikë, e cila e pozicionon në shkallën më të ulët të podiumit.

Paraardhësi Flik gjendet ndjeshëm më lart në këtë kategori, me 2.45 pikë, edhe pse gati të njëjtin numër prezencash. Pep Guardiola vazhdon të qëndrojë në majë të renditjes me 2.52 pikë në kuadrin e 102 takimeve në pankinën e rekordmenëve gjermanë (periudha 2013-2016).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat