Alaba: Kam disa objektiva për të arritur me Realin

Futboll

Alaba: Kam disa objektiva për të arritur me Realin

Më: 30 mars 2023 Në ora: 14:00
David Alaba

David Alaba ka lënë pas dëmtimin dhe pas 34 ditësh ai është kthyer në fushë, teksa ka luajtur minutat e para me përfaqësuesen e vendit të tij, Austrinë, në suksesin 2-1 kundër Estonisë për “Euro 2024”.

Unë ndihem i përgatitur për fundin e sezonit dhe gjithashtu dua të ndihmoj Realin e Madridit në fushë. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në fushë.

Kam punuar shumë për këtë”, tha futbollisti 30- vjeçar.

Mbrojtësi beson se madrilenëve u kanë mbetur shumë gjëra për të luftuar këtë vit:

“Ka ndeshje shumë të rëndësishme përpara në Ligë, në ‘Copa del Rey’ dhe në Champions League.

Kemi ende sfida që duam t’i arrijmë këtë sezon, kemi një rrugë të gjatë për të bërë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat