Rooney për Ronaldon: Në sytë e mi ai është një legjendë

Futboll

Rooney për Ronaldon: Në sytë e mi ai është një legjendë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 06:17
Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo

Pavarësisht deklarimeve të mëhershme të Cristiano Ronaldos për Wayne Rooney tek ky i fundit nuk është vërejtur hatërmbetje dhe ai e ka vlerësuar portugezin.

Ronaldo në një intervistë të vitit të kaluar kishte thënë se anglezi e kritikonte nga motive që nuk lidheshin me futbollin, por për dukjen.  

"Mendoj se ajo që ai ka bërë për Manchester Unitedin është e mrekullueshme. Dhe ai ka fituar tituj të Ligës Premier, e ka fituar Ligën e Kampionëve, ka shënuar shumë gola. Kështu që unë mendoj se sigurisht për tifozët dhe sigurisht për lojtarët, ish-shokët e tij të skuadrës që kanë luajtur me të, sidomos nga koha ime, nuk do ta harrojmë kurrë atë që ai bëri për Manchester Unitedin.

Sepse në sytë e mi, ai do të jetë gjithmonë një legjendë e klubit dhe është turp se si përfundoi kësaj radhe.

Por, nuk mendoj se kjo heq diçka nga trashëgimia e tij në klub”, ka thënë Rooney.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat