Real Madrid bën gati 110 milionë euro për kampionin e botës

Futboll

Real Madrid bën gati 110 milionë euro për kampionin e botës

Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:26
Alexis Mac Allister

Real Madrid ka vendosur të vë bast të fuqishëm për Alexis Mac Allister, mesfushorin argjentinas i cili luan te Brighton.

Spanjollët duan një lojtar që mund të mbrojë dhe të sulmojë dhe shpërthimi me Argjentinën në Kupën e botës e ka vënë atë në shënjestrën e “Los Blancos”.

Konkurrenca ekziston, pasi Arsenali dhe Manchester United po e vërejnë me kujdes situatën.

Brighton nuk ka ndërmend ta shesë xhevahirin e tij pa një shumë të lartë.

Duke parë që partneri i tij në mesfushën e kombëtares argjentinase,

Enzo Ferndandz u ble për 127 milionë euro nga Chelsea, klubi anglez kërkon 150 milionë euro për kartonin e tij.

Kjo shifër konsiderohet tepër e lartë për Real Madrid dhe thuhet se nuk kanë ndërmend të kalojnë përtej 110 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat