Villareal i afrohet vendit të katërt

Futboll

Villareal i afrohet vendit të katërt

Më: 2 prill 2023 Në ora: 20:26
Villareal

Fitorja ndaj Real Sociedad ishte kusht për të vijuar garën për një biletë në Champions League.

Kështu ndodhi, Villareal fitoi 2-0 përballë rivalëve baskë, duke e ngushtuar në katër pikë diferencën me vendin e katërt.

Japonezi Kubo u ndal nga traversa në minuta e para të pjesës së dytë. Sociedad gjeti golin me Igor Zubeldia (66’), por katër lojtarë miq ishin në pozicion të parregullt.

Villareal goditi brenda katër minutave. Driblime të bukur të Martin Zubimendi, i cili u ndal në mënyrë të parregullt brenda zonës kundërshtare.

Penallti për vendasit. Ekzekutim i saktë i kapitenit Dani Parejo (77’) dhe festë në stadium.

Skuadra e Quique Setien shfrytëzoi entuziazmin dhe gjeti golin e qetësisë në minutën e 81’.

Nicolas Jackson befasoi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar me një goditje të befasishme dhe të saktë. Senegalezi, i cili u fut si zëvendësues (62′) u largua nga fusha me karton të kuq (dy të verdhë) në minutat shtesë.

Takimi nuk prodhoi më gola, Villareali arriti një triumf të rëndësishëm dhe tani ndodhet 4 pikë larg Real Sociedad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat