Al Hilal bën ofertë zyrtare drejt Messit, 400 milionë euro në sezon

Futboll

Al Hilal bën ofertë zyrtare drejt Messit, 400 milionë euro në sezon

Më: 4 prill 2023 Në ora: 21:46
Messi

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra nga Arabia Saudite, Al Hilal ka dërguar një ofertë zyrtare drejt superyllit argjentinas, Lionel Messit.

Messi thuhet se në fund të këtij sezoni do të largohet nga kampioni francez, Paris Saint-Germain.

Tani, Al Hilal e dëshiron Messin, ndërsa për ta bindur fituesin e Kupës së Botës i ka ofruar pagë më shumë se 400 milionë euro në vit.

Por, prioriteti i Messit është që ta vazhdojë karrierën në Evropë.

Barcelona pritet që të dërgoj një ofertë dhe të hap bisedimet për një rikthim në “Camp Nou”.

Oferta e PSG nuk është pranuar nga Messi pasi që ylli argjentinas dëshironte garanci sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat