Rrahmani e befasoi presidentin e Veronës

Futboll

Rrahmani e befasoi presidentin e Veronës

Më: 5 prill 2023 Në ora: 18:44
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij të dy vjetëve të fundit.

Qendërmbrojtësi është bërë lojtar kyç i Napolit, i cili po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Serie A pas pritjes së gjatë.

E Setti, i cili ishte ai që ia shiti përfaqësuesin ynë klubit napolitan, po mburret me paraqitjet e ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.

“Rrahmani më ka befasuar për të mirë.

Shikojeni se çka po bën ai: titullar fiks dhe i padiskutueshëm në një skuadër të madhe, e cila po e fiton titullin, njëri prej qendërmbrojtësve më të fortë të momentit”, deklaroi kreu i Veronës në një intervistë dhënë mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”.

Rrahmani e ka edhe një vit tjetër kontratë, pra deri më 2024, por nuk e ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me Napolin për vazhdimin e saj.

Të dyja palët janë të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin, por thuhet se rroga e lojtarit është bërë problemi kryesor i kësaj ngecjeje.

Sidoqoftë, futbollisti ynë po e shijon momentin magjik të Napolit, si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat