Mbrojtësi polak rezulton me doping

Futboll

Mbrojtësi polak rezulton me doping

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:13
Bartosz Solomon

“Rrufe në qiell të hapur” për futbollistin polak, Bartosz Solomon.

Mbrojtësi 31-vjeçar që shkëlqeu me kombëtaren e Polonisë më 27 mars kundër Shqipërisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Evropianit, ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping.

Klubi i tij, Lech Poznan ka njoftuar se Solomoni ka rezultuar përdorues i dopingut në testin e zhvilluar pas ndeshjes kundër Djurgardenit në UEFA Conference League.

Në Poloni nisën të shqetësoheshin për pasoja për klubin polak dhe për kombëtaren e tyre, pasi një javë pas kryerjes së testit antidoping, 31-vjeçari u përball me Shqipërinë.

Klortalidoni ishte substanca që u zbulua në trupin e Solomonit, një substancë që përdoret për trajtimin e hipertensionit dhe nuk sjell asnjë përfitim në drejtim të përmirësimit të aftësive ushtruese të atletit.

Në rregulloret antidoping të Federatës Polake të Futbollit, kjo substancë përfshihet në grupin e të ashtuquajturve “diuretikë dhe agjentë maskues”. Zakonisht përdoret për të maskuar praninë e substancave të tjera të ndaluara në trup.

Vlen të theksohet fakti se momentalisht lojtari nuk është pezulluar dhe është i lirë të luajë derisa çështja të zgjidhet plotësisht.

Vetë lojtari Solomon gjithashtu komentoi këtë çështje në Twitter, teksa e konsideron këtë lajm si një “surprizë” të madhe.

“Ky lajm është një surprizë e madhe për mua dhe kushdo që më njeh e di që unë jam shumë i vëmendshëm ndaj çdo suplementi apo ilaçi që marr dhe konsultohem gjithmonë me mjekun e klubit.

Besoj se gjithçka do të sqarohet dhe do të mund të vazhdoj. duke luajtur pa asnjë ndërprerje”,- ka shkruar mbrojtësi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat