Nuk përjashtohet kthimi i Eriksenit

Futboll

Nuk përjashtohet kthimi i Eriksenit

Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:47
Eriksen

Kur Manchester United e pret Evertonin të shtunën në fushë mund të jetë edhe Christian Eriksen, ka thënë Erik ten Hag. 

Danezi nuk ka luajtur që nga fitorja kundër Readin në Kupën FA në fund të janarit pas lëndimit që e kishte pësuar pikërisht në këtë ndeshje. 

"Do të shohim.

Ne e shohim atë nga dita në ditë.

Ai është duke përparuar.

Ai është kthyer vetëm në stërvitjet e ekipit këtë javë. Kemi dy seanca. Pas kësaj ne do të vendosim nëse ai do të kthehet përsëri në skuadër", ak thënë ai. 

Aktualisht United është në pozitën e katërt në Premier League me pesëdhjetë e tri pikë. Kur nuk kanë mbetur edhe shumë javë tabela po kryesohet nga Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat