Asani zgjidhet lojtari i muajit në Korenë e Jugut

Futboll

Asani zgjidhet lojtari i muajit në Korenë e Jugut

Më: 7 prill 2023 Në ora: 13:29
Jasir Asani

Sulmuesi anësor Jasir Asani është përzgjedhur në formacionin e muajit në Korenë e Jugut.

Ai ka shkëlqyer me Guangju në kampionatin korean duke fituar në këtë mënyrë simpatinë e tifozëve.

3 golat e shënuar së fundmi, kanë bërë që Asani të zgjidhet në formacionin më të mirë të muajit mars.

Gjithashtu ai është përzgjedhur si lojtari më i mirë për muajin që lamë pas.

Kujtojmë që Asani ishte pjesë e kuqezinjve për sfidën e parë kualifikuese të EURO 2024 kundër Polonisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për polakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat