Sokoli tregon se si arriti ta ndal Ballkanin në barazim

Futboll

Sokoli tregon se si arriti ta ndal Ballkanin në barazim

Më: 8 prill 2023 Në ora: 21:24
Sokoli

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, është i kënaqur me pikën e fituar në fund të takimit ndaj Ballkanit në Therandë.

Ai ka thënë se ekipi tij fitoi një pikë të madhe, të rëndësishme në garën për mbijetesë.

“Më shumë se pika e fituar, jam i kënaqur me angazhimin, por jo edhe me golat që i pësojmë.

Djemtë dhanë maksimumin dhe kjo më kënaq mua. I shfrytëzuam dy raste dhe fituam një pikë të madhe, të rëndësishme në garën për mbijetesë”.

“Në përgjithësi angazhimi ishte maksimal dhe kjo ndeshje me kundërshtar të fortë na shërben për të parë gabimet. Na mbetet punë e madhe dhe të shohim se si do t’ia dalim”, ka thënë Sokoli.

Malisheva renditet e shtata me 30 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat