Media serbe kapet për Granit Xhakën, kështu e quan pas incidentit 

Futboll

Media serbe kapet për Granit Xhakën, kështu e quan pas incidentit 

Nga: K. Goca Më: 9 prill 2023 Në ora: 20:50
Granit Xhaka gjatë konfontimit me Trent Alexander-Arnold

Sa herë që përmendet emri i trimit nga Kosova, Granit Xhaka, serbëve menjëherë iu kujtohet kapitullimi i tyre në Kaliningrad të Rusisë në vitin 2018 dhe në Doha të kataritt në vitin e kaluar.

Të dy herët Xhaka me Zvicrën e ka eliminuar Serbinë nga Kampionati Botëror. 

Mediumi serb “Veçernj Novosti”, i njohur për gënjeshtra të sojit të tyre, ka sulmuar sërish Granit Xhakën. 

Ky medium kapet për Xhakën për incidentin e sotëm që ndodhi në minutën e 41-të mes tij dhe lojtarit të Liverpoolit Trent Alexander-Arnold. 

“Granit Xhaka është një futbollist i njohur për polemika të shumta dhe provokues. 

Përfaqësuesi i Zvicrës mund t'i rezistojë çdo rivali dhe zakonisht janë kundërshtarët e tij ata që marrin avantazhin”, - shkarravit ky farë mediumi serb.  

“Xhaka është i njohur kryesisht për publikun e rajonit për paraqitjet e tij në ndeshjet mes Zvicrës dhe Serbisë, kur u përpoq në çdo mënyrë të provokonte dhe madje të poshtëronte ‘shqiponjat’ tona.

Megjithatë, mesfushori me eksperiencë ka thjesht një karakter të tillë që edhe si kapiten i Arsenalit, shumë shpesh hyn në konflikte me kundërshtarët.

Kështu ka qenë edhe në ndeshjen derbi ndaj Liverpoolit, por duket se tani ka hasur në një rival më të fortë, të paktën të barabartë dhe është dashur të tërhiqet.

Gjegjësisht, Xhaka ka shkuar deri të Trent Alexander-Arnold, por anglezi e ka kundërshtuar me guxim, madje e ka goditur me kokë dhe është drejtuar drejt tij kur zvicerani me rrënjë nga Kosova, besoni apo jo, filloi të tërhiqet.

Së shpejti lojtarët e tjerë erdhën dhe u evitua kjo situatë, dhe gjyqtari i ndeshjes Paul Tierney tregoi një karton të verdhë për Alexander-Arnold dhe Xhaka”, shkruan me cinizëm media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat