Bayerni gati të largojë nga klubi yllin e sulmit

Futboll

Bayerni gati të largojë nga klubi yllin e sulmit

Më: 13 prill 2023 Në ora: 15:05
Bayerni

Një ngjarje e rëndë tronditi Bayernin pas humbjes nga Siti në çerekfinalen e parë të Ligës së kampionëve, me Sadio Manenë që goditi me grusht shokun e skuadrës, Leroi Sane.

Kjo ngjarje duket se ka krijuar akoma dhe më shumë tension në kampin bavarez.

Siç raporton “Sky”, kampionët e Gjermanisë po mendojnë që të largojnë menjëherë nga skuadra sulmuesin senegalez.

Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç janë takuar ditën e djeshme për të vendosur se çfarë pritet të bëhet me Manenë pas kësaj situate të turpshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat