Kritika e ashpër e portierit legjendar

Futboll

Kritika e ashpër e portierit legjendar

Më: 14 prill 2023 Në ora: 11:58
Peter Schmeichel,

Edhe Peter Schmeichel, portieri legjendar i Manchester United, iu bashkua kritikave ndaj “Djajve të Kuq” pas barazimit 2:2 me Sevillan në “Old Trafford”.

“Është rezultat i drejtë për shkak të mënyrës se si u zhvillua loja në pjesën e dytë.

Lojtarët e Manchester United kanë humbur një mundësi shumë të mirë,” – pranoi danezi në “BBC Radio 5 Live”.

“Disa lojtarë duhet të shikojnë veten dhe të mendojnë nëse po kontribuojnë mjaftueshëm për ekipin. Ka disa lojtarë që duhet të kenë turp për paraqitjet e tyre.”

Tifozët e Manchester United ishin veçanërisht kritikë në rrjetet sociale ndaj Harry Maguire, i cili shënoi autogol në minutën e 93-të, duke devijuar një goditje me kokë nga Yousef En-Nesyri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat