Guardiola e vë në siklet gazetarin kur pyetet për Bellingham

Futboll

Guardiola e vë në siklet gazetarin kur pyetet për Bellingham

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:53
Jude Bellingham

Sigurisht, saga më interesante e merkatos verore do të jetë ajo e Jude Bellingham.

Bellingham pritet të largohet nga Borussia Dortmundi, dhe interesim konkret në yllin anglez kanë shprehur Liverpooli, Real Madridi dhe Manchester City.

Por, së fundmi u bë e ditur se Liverpooli është larguar nga gara për Bellingham, kështu duke e alarmuar Cityn, që do të tentojë ta bind yllin e Dortmundit të kalojë në “Etihad”.

Në konferencën e sotme për mediat, Guardiola u pyet për çështjen e Bellingham, por përgjigja e teknikut spanjoll e vuri në siklet gazetari.

“Nuk ka koment. Në sa konferenca për media ke qenë këtu? Duhesh që të përgatitesh më shumë. Pyetja e radhës...”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat