Barcelona është gati të dëgjojë ofertat për Ansu Fatin

Futboll

Barcelona është gati të dëgjojë ofertat për Ansu Fatin

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:45
Ansu Fati

Ansu Fati mund të jetë një nga emrat e mëdhenj të merkatos së verës.

Fjalët e fundit të babait të tij, që nënkuptojnë një shitje të mundshme, dhe nevoja e Barçës për të grumbulluar para të shtyjnë të mendosh se do të jetë një nga të sakrififikuarit e mëdhenj këtë verë.

Mediet spanjolle pranë klubit katalan sugjerojnë se Tottenhami do të ishte i gatshëm të realizonte blerjen më të shtrenjtë të historisë, duke investuar pikërisht tek Ansi Fati.

Për momentin, Barça dhe Ansu nuk do të flasin për të ardhmen.

E vetmja siguri është se Barça i ka dhënë leje menaxherit të tij, Jorge Mendes, të studiojë tregun për të kuptuar se deri ku shkojnë ofertat e mundshme për sulmuesin.

Klubi “blaugrana” është i disponueshëm për të dëgjuar ofertat që plotësojnë edhe kërkesat e sulmuesit.

Tottenham dëshiron të bëjë një hap përpara në projektin e tij pas largimit të Antonio Contes.

“Spurs”-at e kanë të qartë se duhet të forcojnë sulmin. Njëkohësisht duhet parë se çfarë do të ndodhë me Harry Kane, një futbollist që prej vitesh kërkon të largohet nga klubi londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat