Olmo e dëshiron rikthimin te Barcelona

Futboll

Olmo e dëshiron rikthimin te Barcelona

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:59
Olmo

Dani Olmo mund të rikthehet sërish te Barcelona.

Spanjolli ishte pjesë e akademisë së këtij klubi, por që nuk ia doli t’i bashkohej ekipit të parë dhe u largua drejt Dinamo Zagrebit në vitin 2014.

Ai në vitin 2020 kaloi te Leipzigu, ku vazhdon të jetë edhe sot – teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Olmo ka qenë vazhdimisht i lidhur me një rikthim te Barcelona dhe tani duket më afër se kurrë për të ndodhur.

Sipas Christian Falk, 24-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën me Leipzigun, pavarësisht se klubi nga Bundesliga nuk e do largimin e tij këtë verë.

Gazetari i njohur gjerman për “CaughtOffside” gjithashtu zbuloi se reprezentuesi i Spanjës e dëshiron rikthimin te Barcelona, por nuk është as kundër një lëvizjeje të mundshme drejt Anglisë.

Mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit nëse Barça do të jetë në gjendje të përballojë transferimin e Olmos, duke ditur se klubi po përballet me probleme financiare.

Dani Olmo në tregun e transferimeve vlerësohet me 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat