Mac Allister drejt largimit

Futboll

Mac Allister drejt largimit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:40
Mac Allister

Alexis Mac Allister pritet që të largohet nga Brighton Hove & Albion gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori dhe përfaqësuesit e tij besohet se janë të sigurt se largimi do të ndodhë pas përfundimit të këtij sezoni.

Edhe te klubi i Brightonit thuhet se janë të vetëdijshëm se nuk mund ta ndalin largimit e Mac Allister, i cili ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Sipas “Football Insider”, klubi anglez do të kërkojë së paku 80 milionë euro për shitjen e argjentinasit.

Së fundmi u raportua se Liverpooli dhe Manchester Unitedi po planifikojnë të nisin bisedimet për transferimin e tij.

Për 24-vjeçarin interesim kanë shfaqur edhe Juventusi, Manchester City, , Arsenali, Chelsea e Atletico Madridi.

Alexis Mac Allister me Brightonin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat