Saliu: Më gëzon energjia pozitive në klub

Futboll

Saliu: Më gëzon energjia pozitive në klub

Më: 18 prill 2023 Në ora: 22:25
Saliu

Trajneri Vildan Saliu e mori drejtimin e KF Arsimi, kur klubi nga Çegrani pati disa rezultate negative.

E tani nën drejtimin e tij, Arsimi po shijon një moment magjik. Saliu ka ndërtuar një ekip të mirë dhe kompakt, duke i befasuar të gjithë për të mirë.

Javën që shkoi ai shënoi fitoren e katërt në sezonin pranveror.

“Po jemi shumë të kënaqur me ecurinë pozitive, por edhe me rezultatet në përgjithësi.

Në tetë ndeshje të sezonit pranveror, kemi arritur 5 fitore, 1 barazim në Shkup ndaj Vardarit dhe 3 humbje.

Nuk është lehtë të radhitësh 4 fitore në kampionat, sidomos kur luan kundër ekipeve që luftojnë për mbijetesë.

Por, me angazhim maksimal, disiplin dhe seriozitet në fushë kemi arritur rezultate të shkëlqyera këtë gjysmëstinor pranveror.

Më gëzon kjo energji pozitive në klub”, deklaroi trajneri Saliu.

Ai është optimistë se do të vazhdojnë me serinë pozitive të rezultateve.

“Po, sigurisht që jemi optimist dhe të motivuar për të vazhduar me këtë formë sportive.

Të gjithe lojtarët i kemi në dispozicion, me rëndësi s’kemi pasur lëndime dhe për shkak të muajt të bekuar të Ramazanit kemi administruar mirë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve”, shtoi ai.

Saliu falënderon kryesinë e klubit në Çegran dhe diasporë për kushtet shumë të mira që ia kanë ofruar klubit.

“Si ekip debutues që jemi në këtë garë, kushtet janë shumë të mira.

Asgjë nuk na mungon. Harmonia në ekip është e jashtëzakonshme, dhe si rrjedhoj e kësaj janë edhe rezutatet pozitive.

Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj kryesinë e klubit që vepron këtu dhe në diasporë, të cilët kanë përkrahur në cdo formë KF Arsimin.

Ai tregon se synimi i tyre është mesi i tabelës.

“E kemi thënë edhe në fillim të këtij viti sportiv, dhe normal si ekip që garon për herë të parë në historikun e vet në ligën e dytë, synimi jonë ka qenë mesi i tabelës dhe deri tash jemi duke shkuar sipas planit.

Momentalisht gjendemi në pozitën e 6-të të renditjes tabelare”, përfundoi trajneri Vildan Saliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat