Prishtina në finale, pret fituesin e takimit Gjilani - Llapi 

Futboll

Prishtina në finale, pret fituesin e takimit Gjilani - Llapi 

Nga: K. G.fu Më: 19 prill 2023 Në ora: 15:43
Prishtina

Prishtina është në epërsi me rezultat 3:0 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Duke e marrë parasysh se Prishtina e ka fituar edhe takimin e parë me 2:1, dhe po ashtu cilësinë që ka, është në finale dhe e pret fituesin e takimit mes Gjilanit dhe Llapit të Podujevës.

Për Prishtinën shënuan në 45 minutat e parë Hyseni (9’), Kryeziu (16’) e 26’).

Gjilani është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Llapit. 

Arbnor Ramadani ka shënuar në minutën e 34-të. Ka shumë minuta lojë dhe asgjë nuk dihet përveç që takimin e parë e fituan gjilanasit me 2:1 ndaj Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat