Barça e bindur se do të transferojë Gundoganin

Futboll

Barça e bindur se do të transferojë Gundoganin

Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:38
Gundogan

Barcelona është e bindur se gjatë kësaj verë, do të sigurojë transferimin e Ilkay Gundogan të Manchester Cityt.

Gjermanit gjatë kësaj verë, i skadon kontrata me Cityn dhe ende nuk është arritur marrëveshja për kontratën e re.

Sipas medieve britanike, mesfushori 32-vjeçar ka të ngjarë të largohet nga kampionët e Anglisë dhe destinacioni i mundshëm i Gundogan është ‘Camp Nou’.

Barcelona thuhet se tashmë ka bërë ofertën fillestare për një marrëveshje dyvjeçare.

Megjithatë, çështjet financiare të katalonasve janë të komplikuar, pasi ata fillimisht duhet t'i zgjidhin problemet me La Ligën përpara se të regjistrojnë lojtarë të rinj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat