Ter Stegen barazon rekordin e Claudio Bravos për porta të pastërta

Futboll

Ter Stegen barazon rekordin e Claudio Bravos për porta të pastërta

Më: 24 prill 2023 Në ora: 12:07
Marc Andre ter Stegen

Marc Andre ter Stegen dhe mbrojtja e Barcelonës janë në formën më të mirë në top 5 ligat evropianve.

Skuadra blaugrane ka pranuar vetëm nëntë gola në 30 xhiro në La Liga Santander dhe janë lider në elitën e futbollit spanjoll me 76 pikë, 11 më shumë se ndjekësi më i afërt Real Madrid.

Gardiani i portës së Barçës nuk është mposhtur në 23 ndeshje në ligën spanjolle. Me këtë rast Ter Stegen barazoi rekordin e Claudio Bravos i cili një gjë të tillë e kishte arritur në edicionin 2014/15 me Barcelonen.

Megjithatë, gjermani rekordin mund ta thyej në mesjave në ballafaqimin e Barcelonës ndaj Rayo Vallecanos.

Ndërsa, deri në fund të kampionatit spanjoll kanë mbetur edhe tetë ndeshje për të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat