Klubi i madh portugez e kërkon Brojën

Futboll

Klubi i madh portugez e kërkon Brojën

Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:20
Broja

Sulmuesi shqiptar i Chelsea-s, Armando Broja raportohet se kërkohet nga klubi i madh portugez, Sporting.

Klubi portugez është në kërkim të një sulmuesi cilësor, dhe sipas medieve të huaja, Broja është në listën e Sportingut.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, është ende duke u shëruar nga lëndimi i pësuar kohë më parë.

Broja ka marrë pjesë në 12 ndeshje këtë vit në Premier Ligë duke shënuar një gol.

Sipas “A Bola”, krerët e Sportingut tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat