Sulmuesi shqiptar nuk ndalet në Arabinë Saudite

Futboll

Sulmuesi shqiptar nuk ndalet në Arabinë Saudite

Më: 28 prill 2023 Në ora: 23:06
Cikalleshi me ekipin e tij

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është kthyer sërish në protagonist me skuadrën e tij, Al-Khalej në sfidën kundër Al-Feiha.

Në minutën e 23’, kavajasi shndërroi në gol një penallti, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, me rezultatin që vazhdon të qëndrojë 0:1.

Cikalleshi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 67-të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e Al Khalej.

Falë kësaj dopiete, Cikalleshi u ngjit në kuotën e 10 golave me skuadrën e AL-Khaleej për këtë kampionat në të gjitha kompeticionet.

Një ecuri mjaft e mirë kjo për 32-vjeçarin që kërkon të shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat