Zbulohen shifrat e frikshme të PSG-së

Futboll

Zbulohen shifrat e frikshme të PSG-së

Më: 29 prill 2023 Në ora: 16:51
PSG

PSG është padyshim një nga klubet që shpenzon më shumë në sportin botëror dhe bilanci i fundit financiar i klubit parisien ka zbuluar të dhëna të frikshme për thuajse çdo klub tjetër.

Nga rrogat marramendëse, te humbjet kolosale, PSG tani bëhet numri 1 në botë në shumë drejtime.

“DNCG”, organi i kontrollit të llogarive financiare të klubeve franceze, ka bërë të ditur se për sezonin 2021-2022, parisienët kanë regjistruar humbje të frikshme që kapin shifrën 368 milionë euro.

Për pjesën më të madhe të klubeve në botë, një buxhet i tillë do të ishte i mjaftueshëm për të ndërtuar një skuadër shumë konkurruese. Por për PSG, këto janë “vetëm” humbjet në një edicion.

“Meritën” për një gjë të tillë e ka fakti se me afrimin e emrave si Mesi, Ramos, Donaruma apo Hakimi, falë blerjeve apo edhe rrogave shumë të larta, pagat në total të PSG-së për edicionin e kaluar kishin kapur 729 milionë euro.

Për të kuptuar se sa është diferenca me klubet e tjera, mjafton të shohësh se vendi i dytë në listën e klubeve që paguan më shumë rroga në vitin e kaluar ishte Real Madrid me 519 milionë euro dhe më pas ishte Barcelona me 457 milionë euro.

Megjithatë, në mënyrë të çuditshme raportohet se PSG është brenda normave të lejuara dhe akordit që ka kryer me UEFA-n, të cilës i ka paguar një gjobë të majme më parë për thyerjen e rregullave të Fair-Play Financiar.

Dhe ndonëse regjistruan humbje të papara ndonjëherë në historinë e futbollit botëror, klubi i drejtuar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Naser Al Khelaifi, do të vazhdojë të jetë në turnetë ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat