Deçiqi zhgënjen me barazim në Plevla, 58 minuta ka luajtur me një lojtar më shumë 

Futboll

Deçiqi zhgënjen me barazim në Plevla, 58 minuta ka luajtur me një lojtar më shumë 

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:26
Pamje nga një ndeshje

Gjithnjë e më e ashpër po bëhet lufta për vend të tretë në Kampionatin e Malit të Zi në futboll. 

Tri skuadra janë me pikë të barabarta (46) për vendin e tretë: skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit, Arsenali i Tivatit dhe Jedinstvo e Bjellopoljes, pas ndeshjeve të javës së 32-të.

Deçiqi humb rastin e mirë për të bërë një hap të madh drejt pozitës së tretë, pasi në Plevla kundër Rudarit luajtën me një lojtar më shumë për plot 58 minuta, për shkak të përjashtimit të Nemanja Kartalit të Rudalit.

Kjo nuk i ndihmoi duke arritur vetëm një barazim (0:0).

Pavarësisht avantazhit numerik, mysafirët krijuan shumë pak raste për të arritur fitore.

Edhe Rudari pati një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh, pas një kundërsulmi, kur Tumbas në minutën e 54-të doli i vetëm por portieri Markoviç e priti goditjen e tij.

Oliver Sharkiq pati rastin më të mirë për Deçiqin, pesë minuta më vonë por humbi rastin nga pesë metra, ndërsa Cmiljaniq dhe rezervisti Peshukiq patën gjysmë raste për mysafirët.

Rudari renditet në vend të nëntë me 32 pikë.

Deçiqi i Tuzit renditet në vend të tretë me 46 pikë, pasojnë  Arsenali i Tivatit dhe Jedinstvo e Bjellopoljes me 46 sosh etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat