Limani, 300 ndeshje me fanellën e Dritës

Futboll

Limani, 300 ndeshje me fanellën e Dritës

Më: 29 prill 2023 Në ora: 21:01
Ardian Limani ka 300 ndeshje

Ardian Limani është një nga futbollistët më të mirë në Kosovë dhe ai është padyshim kapiteni unik i Dritës.

Limani ka fituar dy tituj kampioni me Dritën, derisa është një nga futbollistët më të rëndësishëm të bardhekaltërve ndër vite.

Qendërmbrojtësi ka qenë titullar në sfidën ndaj Ferizajt dhe këtë duel nuk do ta harrojë kurrë.

Për Limanin ndeshja ndaj Ferizajt ishte e 300-ta me fanellën e Dritës.

Në 300 ndeshje, Limani ka luajtur 25,661 minuta në të gjitha garat me klubin gjilanas.

“300 ndeshje me fanellën e Dritës. Jam shumë krenar që përfaqësoj këtë klub të madh dhe tifozët më të mirë në botë ‘Intelektualët’. Faleminderit familja bardhekaltër”, ka shkruar Limani.

Ndryshe Drita mori një fitore të madhe ndaj Ferizajt 3-0 dhe po kërkon ta rikthej titullin e kampionit në qytetin e Gjilanit pas dy viteve mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat