Klopp: Këtë vit do të kujtohemi për 7-0 ndaj “djajve”

Futboll

Klopp: Këtë vit do të kujtohemi për 7-0 ndaj “djajve”

Më: 30 prill 2023 Në ora: 12:39
Klopp

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, është dorëzuar për vendin e katërt, që do t’i jepte të drejtën “të kuqve” që të luanin në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Ai ka deklaruar se e pranon një vend në Ligën e Europës, duke fajësuar “mungesën e vijimësisë” së skuadrës së tij për dështimin në këtë sezon.

Të vetmen gjë pozitive që ai ka përmendur e për të cilin Liverpuli do të kujtohet në sezonin 2022-2023 është suksesi 7-0 përballë Mançester Junajtidit në “Anfield”.

Pavarësisht tri fitoreve radhazi, sezoni i Liverpulit është një zhgënjim, krejt ndryshe nga vjet kur luftonin për 4 trofe deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Deklarata e Klopit ka ardhur para ndeshjes kundër Totenhemit, ku me një fitore, “të kuqtë” do të kapërcenin “gjelat” në vendin e pestë në renditje.

“Për një periudhë të mirë ishim duke luajtur shkëlqyeshëm.

Por më pas… na mungoi vijueshmëria në lojë e rezultate dhe që na kushtoi shumë. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim në fundin e sezonit. Gabime të vogla përgjatë sezonit mund të kenë ndikim të madh”, tha Klop.

I pyetur nëse sukseset e javëve të fundit kanë treguar se Liverpuli u është kthyer sezoneve të fundit, Klop ka dribluar duke thënë “shumë herët për ta thënë”. Ai shtoi më pas suksesin e pabesueshëm ndaj “djajve të kuq” në mars.

“Nëse deri në fund të sezonit nuk arrijmë të bëjmë ndonjë gjë që tejkalon imagjinatën time, ky do të mbahet vend vetëm për fitoren 7-0 kundër Mançester Junajtidit”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat