Barçës i mungon Messi

Futboll

Barçës i mungon Messi

Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:37
Pamje nga një ndeshje

Që nga goli i Lionel Messit në Mestalla, kundër Valencias, më 2 maj 2021, Barcelona ka dy vjet pa shënuar gol me goditje të lirë.

Janë bërë 105 ndeshje pa shënuar gol me goditje standarde.

Në atë ndeshje, Messi goditi në mënyrë perfekte dhe Barcelona fitoi 2-3. Ishte një nga takimet e fundit të Messit me fanellën e Barcelonës.

Barça nuk ka gjetur një zëvendësues në skuadër të aftë për të marrë rolin e Messit sa u përket goditjeve të lira.

Edhe pse lojtarët e inkorporuar këtë sezon, si Raphinha, Marcos Alonso apo Robert Lewandowski, ishin kandidatë, realiteti është se skuadra katalanase nuk ka arritur të shënojë nga një goditje dënimi direkt këtë sezon.

“Sezonin e kaluar na shkatarruan”, Xhaka paralajmëron shokët: Të kthehemi në Londër me 3 pikët

Hija e Messit, pikërisht në aspektin e goditjeve të lira, i përndjek të gjithë.

“Pleshti” ka shënuar 50 gola nga goditjet e lira me fanellën e Barcelonës.

Që nga goli i tij i parë nga një goditje dënimi direkt, në “Camp Nou”, kundër Atléticos, më 4 nëntor 2008, Messi ka shënuar në 13 sezone radhazi nga goditje standarde. Tani Barcelona ka thuajse dy sezone pa shënuar me goditje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat