​De Bruyne në dyshim edhe për sfidën me Real Madridin

Futboll

​De Bruyne në dyshim edhe për sfidën me Real Madridin

Më: 3 maj 2023 Në ora: 21:16
Kevin De Bruyne

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne nuk është në skuadrën e tij për ndeshjen kundër West Hamit, pasi ai mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Reprezentuesi belg u detyrua të largohej për shkak të lëndimit kundër Arsenalit javën e kaluar dhe humbi fitoren 2-1 të Manchester Cityt ndaj Fulhamit të shtunën. Trajneri i tij Pep Guardiola zbuloi të martën se ai nuk është kthyer ende në stërvitjet e ekipit.

Manchester City ka një ndeshje të parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të martën e ardhshme, por ende nuk ka treguar nëse De Bruyne do të marrë pjesë në të.

Guardiola u tha gazetarëve një ditë para ndeshjes me West Ham se De Bruyne "filloi të lëvizte, por nuk stërviti me ekipin" .

Uebfaqja zyrtare e Manchester City shtoi : “De Bruyne u zëvendësua në fund të fitores 4-1 të Cityt ndaj Arsenalit javën e kaluar pasi thuhet se tregoi në stol se ndjeu një kërcitje në këmbë.”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat