Salmakers: Jemi të zhgënjyer

Futboll

Salmakers: Jemi të zhgënjyer

Më: 4 maj 2023 Në ora: 11:13
Salmakers

Milani nuk arriti të merrte më shumë se 1 pikë me Kremonezen në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Seria A.

Pas sfidës, mesfushori Aleksis Salmakers foli për median italiane “DAZN”.

“Në pjesën e parë kishim mentalitetin dhe qëndrimin e duhur, krijuam raste dhe mbyllëm shumë prapa, por pjesën e dytë nuk bëmë atë që duhej, të sulmonim më shumë dhe të ecnim më shpejt përpara.

Pësuam një gol paksa budalla, i cili e vendosi lojën në një mënyrë të keqe”, tha lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat