Strategjia e Mulerit

Futboll

Strategjia e Mulerit

Më: 4 maj 2023 Në ora: 15:06
Mulerit

Triumfi i Bundesligës kishte marrë nuan cat e një trofeu të zakonshëm në palmaresin e Bajernit përgjatë dekadës së fundit.

Megjithatë oshilacionet kanë bërë që turneu në fjalë të ketë tjetër impak në spektrin e lojtarëve nga Mynihu.

Thomas Muller në pozitën e kapitenit të ri te Bajerni, si rezultat i mungesës së Nojerit në gjirin aktual (shkak lëndimi), ka dashur ta motivojë grupin në një mënyrë tejet të çuditshme, ama të saktë, në bazë të vlerës që krahasimi ka mbi periudhën e vështirë të rekordmenëve, me kujtesën e “peshkut të artë”.

Strategjia e Mullerit për të motivuar grupin- ”Kujtesa e ‘peshkut të artë’ është shembull më i mirë për t’ia dalë në 4 javët e mbetura.

Të harrojmë gjithë ato momente negative që kemi përjetuar në këtë sezon.

Të shkundemi nga kujtimet e këqija dhe t’i hedhim mbas krahëve, ashtu siç peshqit e artë kanë një kujtesë vetëm 10-sekondëshe dhe më pas harrojnë gjithçka.

Po ashtu në këtë hapësirë kohore këta lloj peshqish janë tepër vigjilentë dhe të mprehtë në kryerjen e veprimeve.

E njëjta sjellje nevojitet edhe nga grupi ynë në duelet e mbetura, pasi çdo gabim do të japë efekt në renditjen përfundimtare”, pohonte futbollisti më i vjetër nga grupi që gjendet në Mynih (prej vitit 2009).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat