Paçarada nuk ndalet në Gjermani, shkatërrojnë liderin 

Futboll

Paçarada nuk ndalet në Gjermani, shkatërrojnë liderin 

Nga: K. Goca Më: 7 maj 2023 Në ora: 14:55
Paçarada me numër 23, feston me shokë

Leart Paçarda ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme në Bundesliga II.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës. Leart Paçarada, ka asistuar për St. Paulin, për fitoren e thellë në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Darmstadt-it.

Paçarada ka asistuar në fund të pjesës së parë kur ka realizuar Dzwigala. 

Golat tjerë i shënuan Saad në minutën e 57-të dhe Otto (84'). 

Paçarada është zëvendësuar pas lëndimit në minutën e 77-të.

St. Pauli renditet në vend të katërt me 53 pikë e Darmstadt kryeson me 64 sosh.

Adam Dzwigała është lojtar i ndeshjes me notë 8.2 dhe Paçarada u vlerësua me 7.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat