Shkupi dhe Shkendija kanë një përparësi në garat evropiane

Futboll

Shkupi dhe Shkendija kanë një përparësi në garat evropiane

Nga: K. Goca Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:37
Pamje nga një ndeshje

Maqedonia e Veriut do t’i ketë tri skuadra në Conference League, gara e tretë evropiane. 

Shkupi dhe Shkendija që renditen në vend të dytë përkatësisht të tretë në Kampionatin e Maqedonisë, dhe Makedonija GP apo Sileksi do të kualifikohen në Conference League.

Fati i Makedonija GP varet nga finalja e Kupës së Maqedonisë, ku ndeshet me Struga Trim Lum.

Shkendija dhe Shkupi do të jenë bartës të shortit në rrethin e parë kualifikues në Conference League, ku edhe pritet të janë rivalët më të lehtë, ku bëhet fjalë për skuadra nga San Marino, Gjibraltari, Uellsi, Islanda, Malta, Gjeorgjia, Finlanda, Bjellorusia, Lituania, Mali i Zi.

Shorti hidhet me 21 qershor në Nyon të Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat