E kërkojnë klubet e mëdha

Futboll

E kërkojnë klubet e mëdha

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:05
Ousmane Dembele

Barcelona është duke përgatitur që të ‘blindoj’ anësorin francez Ousmane Dembele.

Reprezentuesi i Francës është duke u kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane, por sipas ‘Marca’, katalonasit i kanë ofruar anësorit francez një kontratë të re afatgjatë që zgjat deri në vitin 2028.

Të dyja palët janë të prirura që Dembele të qëndrojë gjatë në ‘Camp Nou’. ‘Blaugranat’ po nxitojnë që sa më shpejtë të arrijnë marrëveshjen e re me Dembele-n në mënyrë që të heqin nga loja klubet e interesuara për francezin.

Siç raportohet, ish-ylli i Borussia Dortmundit dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe kontrata e re mes dy palëve mund të zyrtarizohet shumë shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat