Lazio e Elseid Hysajt mezi barazon me Lecce-n

Futboll

Lazio e Elseid Hysajt mezi barazon me Lecce-n

Nga: K. Goca Më: 12 maj 2023 Në ora: 22:43
Lecce

Lecce ka marrë pikë në Romë, duke barazuar rezultat 2:2 me Lazio-n, në takimin e javës së 35-të.

Lazio tani ndihet e kërcënuar nga skuadrat që synojnë një vend në Champions League, ndërsa Lecce në fund lëshoi fitoren nga duart dhe ndihet ende e rrezikuar që të bie nga Serie A.

Futbollisti Remi Oudin është fatal për skuadrën romake. 

Ai me dy gola e tij i siguroi pikë Lecce-s.

Për Lazion shënuan Ciro Immobile (34')  e MIlinkoviq – Saviq (90+4’) dhe për Leccen realizoi Remi Oudin (45+2’ e 51’). 

Futbollisti i Lecce-s, Strefezza dështoi nga penalltia në minutën e 23-të.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit 58 minuta Lazio-n por zhgënjyen tifozët e tyre.

Lazio renditet në vend të tretë me 65 pikë e Lecce në të 16-tin me 32.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat