Mac Allister transferohet te Liverpool

Futboll

Mac Allister transferohet te Liverpool

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:27
Mac Allister

Mac Allister transferohet te Liverpool!

Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por tani janë të sigurt në Angli. Alexis Mac Allister do të veshë fanellën e Liverpool sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja mes palëve është gjetur dhe sipas asaj që raporton “The Mirror”, Brighton do të marrë 70 milionë paund për kartonin e tij.

Mac Allister ishte një nga protagonistët e fitores së Argjentinës në Kupën e Botës në fund të vitit 2022 dhe menjëherë pas suksesit në Katar, u ndez interesi i shumë klubeve, përfshirë Juventusin, por në fund Liverpooli ka mposhtur konkurrencën dhe do të përqafojë lojtarin në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat