Barcelona i tregon “derën” 4 futbollistëve

Futboll

Barcelona i tregon “derën” 4 futbollistëve

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:20
Franck Kessié

Ferran Torres, Ansu Fati, Franck Kessié dhe Jordi Alba.

Këta janë katër futbollistët që janë të lirë që të largohen nga Barcelona nëse marrin oferta nga klube të tjera.

Skuadra katalanase kërkon të lirohet prej tyre për të plotësuar parametrat financiar që kërkohen nga La Liga dhe për të realizuar objektivat në merkato, ku Lionel Messi dhe Bernardo Silva janë dy emrat më të përfolur.

Në ditët në vijim, siç raporton Sport, do të ketë një takim mes Xavit dhe lojtarëve për të pasur ide më të qarta për të ardhmen e tyre dhe për të bindur dhe presidentin e La Ligas Javier Tebas se do të realizohet plani i 200 milionë eurove fitim.

Në diskutim do të jenë dhe rinovimet e Gavit, Araujo, Sergi Roberto, Marcos Alonso dhe Iñaki Pena..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat