Manchester City e bën tokë Realin, kualifikohet në finale

Futboll

Manchester City e bën tokë Realin, kualifikohet në finale

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 maj 2023 Në ora: 20:53 Përditësuar në ora: 22:49 më 17.05.2023
Pamje nga ndeshja

Fundoset anija e Realit

Manchester City - Inter është finalja e madhe e Champions League në futboll.

Skuadra angleze, Mancheter City, e meritoi finalen, duke e deklasuar me rezultat 4:0 kampionin në fuqi të Evropës, Real Madridin.

Ndeshja e parë ka përfunduar baras (1:1) dhe City kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 5:1.  

Image

Finalja mes Man City dhe Interit do të luhet në stadiumin Olimpic të Ataturk në Stamboll më 10 qershor.

Një City i frikshëm u shfaq në pjesën e parë kur edhe dy herë ka realizuar përmes futbollistit Bernardo Silva.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është sikur në qiellin e shtatë, e ai i Realit, Carlo Ancelotti, i mërzitur ka lëshuar stadiumin “Etihad”.

Një City që ka luajtur me mirë, ka administruar lojën dhe pati edhe raste më shumë, që fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë.  

Në minutën e 13-të, Reali shpëton, topi largohet nga vija fatale nga MIlitao pas goditjes me kokë të Haalandit.

Erling Haaland në minutën e 21-të, godet me kokë por portieri Courtois i Realit, me maje të gishtërinjve ka shpëtuar gol të sigurt. 

Në minutën e 23-të, de Bruyne ka asistuar për bukuri deri të Bernardo Silva i cili brenda 16-shit dhe nga afërsia, me një goditje të fortë e mposhti portierin Courtois, 1:0.

Fat i madh për Manchester Cityn në minutën e 35-të, Toni Kroos nga distanca godet por topi ndalet në tërthorëse.

Në minutën e 37-të, Bernardo Silva me kokë shënon në këndin e majtë për 2:0.

Alaba i Realit në minutëne  51-të, nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, godet me mjeshtri por portieri Ederson mezi shpëtoi portën duke e dëbuar në korne.

Në minutën e 73-të, Haaland i vetmuar megjithatë golin e tij e mohoi portieri Courtois, duke e ndalur me këmbë dhe topi më pas qëlloi tërthorësen.

Militao ka shënuar autogol në minutën e 76-të, i jep goditje të rëndë Realit, 3:0.

Benzema në minutën e 83-të e Ceballos në atë të 84-tën, nuk shënuan.

Alvarez vulos fitoren në 4:0 në minutën e 90+1.

Reali apo 14 herë kampioni i Evropës, eliminohet, City në finalen e madhe. 

Manchester City - Real Madrid 4:0 

Stadiumi "Etihad" në Manchester.
Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).

Shënues: Silva (23' e 37'), Militao (76' -autogol), Alvarez (90+1')..

Kartona të verdhë: Dias, Gündogan, Grealish - Carvajal, Camavinga.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Akanji, Rodrigo, De Bruyne (Foden 84'), Gündogan (Mahrez 79'), Bernardo Silva, Haaland (Alvarez (89') dhe Grealish.
Real Madrid: Courtois, Carvajal (Lucas 80'), Eder Militao, Alaba, Camavinga (Tchouameni 80'), Fede Valverde, Kroos (Asensio 70'), Modriç (Rudiger 63'), Rodrygo (Ceballos 81'), Benzema dhe Vinicius Junior.

Haaland në super formë

(E plotësuar) - Minuta e fundit. Alvarez shënon për 4:0 në minutën e 90+1.

87' Reali shumë afër eliminimit.

Benzema në minutën e 83-të e Ceballos në atë të 84-tën, nuk shënuan.

76' Militao ka shënuar autogol, jep goditje të rëndë Realit, 3:0.

Manchester City - Real Madrid 4:0 

Stadiumi "Etihad" në Manchester.
Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).

Shënues: Silva (23' e 37'), Militao (76' -autogol), Alvarez (90+1')..

Kartona të verdhë: Dias, Gündogan, Grealish - Carvajal, Camavinga.

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Akanji, Rodrigo, De Bruyne (Foden 84'), Gündogan (Mahrez 79'), Bernardo Silva, Haaland (Alvarez (89') dhe Grealish.
Real Madrid: Courtois, Carvajal (Lucas 80'), Eder Militao, Alaba, Camavinga (Tchouameni 80'), Fede Valverde, Kroos (Asensio 70'), Modriç (Rudiger 63'), Rodrygo (Ceballos 81'), Benzema dhe Vinicius Junior.

75' Pak shpresa për Realin.

73' Haaland i vetmuar megjithatë golin e tij e mohoi portieri Courtois, më, duke e ndalur me këmbë dhe topi m[ pas qëlloi tërthorësen.

70' CIty po i afrohet finales së madhe.

67' Reali po orvatet  por pa sukses,

64' Reali po has në telashe me mbrojtjen e fortë të vendasve.60' Reali e ka presionin.

57' Cty tani po sulmon.

54' CIty po has në presion të Realit.

51' Reali po luan me gjallë. Alaba nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, portieri Ederson mezi shpëtoi portën duke e dëbuar në korne.

48' Lojë me ritëm.Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. Reali me fat që nuk plsoi edhe golin e tretë.

45' Presion i madh për Realin.

43' Guardiola lëviz vazhdimisht rreth pankinës së tij, kërkon edhe golin e radhës.

40' Reali në panik.37' City po e çmundon Realin. Silva me kokë shënon në këndin e majtë dhe shton epërsinë në 2:0.

35' Korneri i parë për Realn. Fat i madh për Manchester Cityn, Toni Kroos nga distanca godet por topi ndalet në tërthorëse.

33' Reali po fillon të duket i rrezikshëm.

31' Reali ende nuk e ka pas asnjë hoditje deri me tash drejt portës së CItyt.

28' Reali nuk duket askund për nga loja.26' Haaland nga 16 metra gjuan mbi portë.

23' De Bruyne ka asistuar pr bukuri deri të Bernardo Silva dhe brenda 16-shit e nga afërsia me një goditje të fortë e mposhti portierin Courtois, 1:0.

21' Erling Haaland shumë i rrezikshëm, godet me kokë dhe portieri Courtois me maje të gishtërinjve ka shpëtuar gol të sigurt. 

20' City nuk e ndal presionin.

18' Reali nuk po ia del  të jetë i rrezikshlm deri në këto minuta.16' Reali po mbrohet nga presioni i madh anglez.

13' City po sulmon fuqishëm. Reali shpëton, topi largoher nga vija fatale pas goditjes me kokë të Haalandit.

10'' CIty po luan më mirë.

7' City ka shtuar presionin. Haaland depërton për bukuri por askush nuk gjendet në16-të nga lojtarët e Cityt.5' Lojë e baraspeshuar.

3' Lojë me kujdes të shtuar në minutat e parë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Atmosferë drithëruese.

​City - Real, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i super derbit mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” Reali barazoi 1:1 me Cityn, me golat e shënuar nga Vinicius Junior dhe Kevin De Bruyne.

I pamposhtur që nga fillimi i muajit shkurt (18 fitore dhe katër barazime), Pep Guardiola i ka thënë skuadrës së tij që të relaksohet dhe të bëjë atë që e ka bërë për katër ose pesë vitet e fundit.

Të dyja skuadrat janë përballur nëntë herë mes vete, ku Reali dhe City kanë të dyja nga tri fitore, ndërsa në tri ndeshje kanë barazuar.

Fakt interesant është që Manchester City ka fituar të gjitha tetë përballjet evropiane në të cilat barazoi në ndeshjen e parë si mysafirë.

Kwto janë formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius, Rodrygo

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, Gundogan (C), De Bruyne, Bernardo, Grealish, Haaland

​Reali publikon formacionin për sfidën me Cityn

Interi sot do ta kuptojë edhe kundërshtarin në finalen e garës më prestigjioze evropiane.

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi "Etihad" do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Çdo gjë mbetet e hapur sa i përket skuadrës që siguron finalen, pasi që në ndeshjen e kaluar në "Santiago Bernabeu" Reali dhe Ciy barazuan 1:1, me golat që u shënuan nga Vinicius Junior dhe Kevin De Bruyne.

Gjiganti spanjoll tashmë ka publikuar formacionin zyrtar, edhe pse janë edhe dy orë para fillimit të ndeshjes.

Real Madridi: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius, Rodrygo

Manchester City në presion Real Madridit  

Manchester City përballet me Real Madridin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champipns League në futboll.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1:1.

Në stadiumin “Etihad” në Manchester pritet lojë e hapur dhe e fortë.

Kush do të takohet me Interin në finalen e madhe, që do të luhet në Stamboll.

Manchester City - Real

Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Akanji, Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Eder Militao, Alaba, Camavinga, Fede Valverde, Kroos, Modriç, Rodrygo, Benzema dhe Vinicius Junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat