Suarez nuk humbet instiktet as në Brazil

Futboll

Suarez nuk humbet instiktet as në Brazil

Më: 18 maj 2023 Në ora: 21:12
Suarez

Luis Suarez vërteton edhe njëherë se klasi mbetet i përjetshëm pavarësisht moshës së një futbollisti.

Uruguajani që pas një karriere të mrekullueshme në Europë me fanella të rënda si Ajax, Liverpool, Barcelona apo Atletico Madrid, argëton edhe në Brazil aty ku aktivizohet me klubin e Gremios.

Në ndeshjen e fundit të Gremios të vlefshme për Kupën e Brazilit ndaj Cruzeiros ishte pikërisht 36-vjeçari që i evitoi humbjen e skuadrës së tij.

Suarez shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 79-të teksa me një goditje me të jashtmen nuk i la shumë vend për reagim portierit kundërshtar. I gjithë stadiumi “Venue Arena” në këmbë teksa Suarez meritoi duartrokitje për veprën e artit që realizoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat