Struga Trim Lum zhgënjen me penallti, i humbi të gjitha në finale

Futboll

Struga Trim Lum zhgënjen me penallti, i humbi të gjitha në finale

Nga: K. Goca Më: 20 maj 2023 Në ora: 19:47
Pamje nga finalja

Makedonija GP është fitues i Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Makedonija GP ka triumfuar me penallti me rezultat 2:0 ndaj kampionit të ri Struga Trim Lum. 

Futbollisti Filip Mishevski ka shënuar nga penalltia për epërsinë 1:0 ndaj Makedonija GP.

Pas shumë orvatjeve skuadra shqiptare ka barazuar në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 77-të. 

Futbollisti Fatjon Jusufi nga një pozitë shumë e vështirë godet fuqishëm dhe ka realizuar për 1:1 në këndin e djathtë të portës së skuadrës nga Gjorgje Petrov.

Ndeshje në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1) dhe shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Ndeshja u dominua për 120 minuta nga struganët por nuk e realizuan golin e fitores.

Struga Trim Lum zhgënjen me penallti, i humbi të gjitha, katër.

Për Strugën dështuan Tairi (mbi portë), Radeski (tërthorësen), Neziri (tërthorësen), Shabani (ia mbrojti) dhe për Makedonija GP shënuan: Skrnderi e Liçina, dështuan Mishevski, Stojkoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat