Hallaçi: Do të ketë kritika

Futboll

Hallaçi: Do të ketë kritika

Më: 21 maj 2023 Në ora: 19:05
Hallaçi

Bylisi dhe Kukësi kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 34-të të Superiores.

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i verilindorëve, Rraman Hallaçi.

“Në të vërtetë e kishim menduar ndryshe ndeshjen sot, jo në këtë mënyrë. Ebert bëri mirë deri kur u dëmtua Lamçe, Mamoh ka një dëmtim në dorë dhe nuk doja ta rrezikoja.

Ndonëse ishim pak të sforcuar në vendosje, për shkak të mungesave. U munduam në pjesën e parë, zotëruam topin, tentuam të afroheshim te porta e kundërshtarit, por duke ditur edhe rëndësinë e sfidës. Në pjesën e dytë nuk kemi luajtur mirë, sidomos në kohën që Bylisi ishte me një lojtar më pak.

Është e patolerueshme që futbollistët me eksperiencë të largojnë topin jashtë kur ndërkohë mund ta ruanin.

Penalltia është një presion i madh, por është një pikë dhe me shumë vlerë. Ne duhet të mbanim topin në zotërim, sjam i kënaqur për pjesën e dytë që realizuam, pjesa e parë ishte pak pozitive, do të ketë kritika, nuk tolerohen gabimet, sjam aspak i kënaqur me pjesën e dytë. Nuk na lejohet që me një lojtar më shumë të nxirrnim topin jashtë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat